Zyrtare/ Mbappe, kapiten i ri i Francës, vendimi tërbon zëvendësin e tij

Zyrtare/ Mbappe, kapiten i ri i Francës, vendimi tërbon zëvendësin e tij

16:49, 21/03/2023

Në moshën 24-vjeçare, Kylian Mbappe është bërë kapiteni i tretë më i ri i Francës në histori, vendim të cilin e mori trajneri i “Gjelave”, Didier Deschamps dhe të cilin e zyrtarizoi federata pak çaste më parë.

Kapiteni prej shumë kohësh Hugo Lloris njoftoi pas përfundimit të Kupës së Botës se nuk do të vishte më fanellën e Francës dhe roli i liderit të Tringjyrëve duhej t'i kalonte zëvendësit të tij, Raphael Varane, por ai gjithashtu shpejt vendosi që të mos luante më për francezët dhe trajneri Didier Deschamps duhej të gjente një lider të ri.

Siç raporton “L'Equipe”, Deschamps ishte në mëdyshje mes Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe dhe mbrëmë ai u tha lojtarëve se kishte vendosur për yllin e PSG.

“L'Equipe” gjithashtu raportoi se ylli i Atletico Madrid nuk e mori shumë mirë vendimin për të qenë zëvendës kapiten.

Griezmann është i zhgënjyer dhe i zemëruar për vendimin, sepse beson se duhet të kishte marrë shiritin e kapitenit për shkak të vjetërsisë në kombëtare, por edhe sepse ishte kapiten një herë kur luante në titullar me Mbappe. Kjo ishte në shtator të vitit të kaluar në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Danimarkës.

Griezmann është tetë vjet më i madh se Mbappe dhe ka 51 paraqitje më shumë se Mbappe (117-66), por Deschamps vendosi që Mbappe të ishte lider dhe do të debutojë me shiritin e kapitenit të premten në Paris në raundin e parë të kualifikuesve të Europianit kundër Holandës.

Kapiteni më i ri i Francës në histori është Lloris i cili u bë kapiten në vitin 2010 në moshën 24-vjeçare dhe Mbappe do të dalë në fushë me shiritin e kapitenit rreth krahut në moshën 24 vjeçare, 3 muaj e 5 ditë.

Së bashku me Llorisin, kapiteni më i ri se Mbappe ishte legjendari Michel Platini, i cili drejtoi trengjyrëshit me një shirit rreth krahut në moshën 24 vjeçare, 2 muaj e 16 ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco