Cassano kritikon Piolin, ia faturon gjendjen e Leaos

Cassano kritikon Piolin, ia faturon gjendjen e Leaos

13:53, 21/03/2023

Ish-lojtari i Milanit, Antonio Cassano, ka kritika të rëndësishme ndaj Piolit dhe Milanit për paraqitjen e tyre të fundit në ligë.

Përveç kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, viti 2023 i 'Djallit' po rezulton të jetë gjithnjë e më i hidhur. Pas krizës së përjetuar në janar dhe shenjave të rikuperimit në shkurt, tre javët e fundit pa fitore në Serie A e kanë vënë në vështirësi serioze vendosjen në top katërshe.

Ne Bobo TV, Cassano deklaroi: “Shikoni se ju fola qe ne fillim per modulin qe kur Milani po fitonte ndeshjet. S'eshte ajo rruga, Pioli duhet te kthehet aty ku ishte, te skema qe ka ndertuar e praktikuar nder vite. Ndryshe, rrezikon Champions.

Ka humbur Leaon me skemen e re, sepse Leao ka nevoje te niset nga krahu dhe do ta shohe fushen vetem nga e djathta e tij dhe jo nga e djathta dhe e majta.

Ka 11 ndeshje pa gol dhe nuk po ben diferencen. Edhe pse une s'e quaj kampion, mbetet shume i forte ne Serie A, sepse ka shpejtesi, fizik dhe hap".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco