Nisje e dobët e sezonit, shefi i Ferrarit shfaqet i zhgënjyer: Nuk e prisnim këtë situatë

Nisje e dobët e sezonit, shefi i Ferrarit shfaqet i zhgënjyer: Nuk e prisnim këtë situatë

12:26, 21/03/2023

Ferrari ka nisur një sezon shumë larg pritshmërive, teksa dy garat e para kanë qenë vërtetë për t’u harruar nga skuadra italiane.

Pas Çmimit të Madh të Bahrejnit, shefi i Ferrarit, Frederik Vasër, u shfaq i zhgënjyer: “Nuk ishte fundjava që prisnim, por tani duhet që të analizojmë gjithçka. Kishim disa aspekte pozitive, pasi në fillim Lëklerk rikuperoi pozicione, por në fund të garës na mungoi ritmi.

Kjo nuk e është e pranueshme për objektivat tanë dhe duhet absolutisht që të ndryshojmë. Nuk mund të pranoj që në kualifikuese të jemi në vijën e parë dhe më pas në garë nuk jemi asgjëkund. Mendoj që kemi të bëjmë me një problem menaxhimi të gomave dhe të asetit të makinës. Megjithatë, mungojnë edhe 21 gara dhe nuk dorëzohemi”, tha Vasër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco