Tottenham cakton çmimin e lartë për shitjen e Harry Kane

Tottenham cakton çmimin e lartë për shitjen e Harry Kane

10:48, 21/03/2023

Tottenham ka vendosur çmimin e Harry Kane, objektivit të disa emrave të mëdhenj të futbollit europian si Manchester United dhe Bayern Munchen mbi të gjitha.

Sipas raportimeve të medieve britanike, pavarësisht se kontrata e tij me “Spurs” zgjat vetëm deri në vitin 2024, presidenti Daniel Levy do të pranojë ta shesë sulmuesin vetëm për një shumë jo më të vogël se 114 milionë euro dhe atë të paguar në një këst të vetëm.

Një shifër kjo goxha e lartë e kërkuar për sulmuesin 29-vjeçar, megjithatë Tottenham nuk pranon që ta humbasë ylli e skuadrës për më pak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco