Shpërthen keq të Tottenhami, lojtarët kërkojnë menjëherë shkarkimin e Contes

Shpërthen keq të Tottenhami, lojtarët kërkojnë menjëherë shkarkimin e Contes

12:38, 20/03/2023

Duket se problemet nuk kanë fund te Tottenhami, me klubin anglez që po kalon një situatë jo të mirë me Antonio Conten.

Pas barazimit 3-3 me Southamptonin, italiani shpërtheu në një deklaratë, duke sulmuar rëndë drejtuesit e klubit, madje dhe lojtarët.

Duket se disa prej këtyre të fundit nuk i kanë pritur aspak mirë fjalët e Contes dhe siç raportojnë mediat angleze, kanë kërkuar menjëherë shkarkimin e 53-vjeçarit.

Para disa javësh u bë me dije se Conte nuk do të vazhdojë më si trajneri i Tottenhamit sezonin tjetër, por situata e tensionuar që është krijuar së fundmi në klubin nga Londra, mund ta përshpejtojnë largimin e italianit.

Lojtarët duan që trajneri të shkarkohet përpara ndeshjes me Evertonin, e cila do të luhet pas pushimit të kombëtareve, gjë që Conte e ka shfrytëzuar për t’u rikthyer sërish në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco