Drejtori i Kombëtares 'shpërthen' ndaj Bislimit: Refuzoi dy herë ftesën, nuk do të ftohet më

Drejtori i Kombëtares 'shpërthen' ndaj Bislimit: Refuzoi dy herë ftesën, nuk do të ftohet më

11:27, 20/03/2023

Drejtori i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala është duke folur në një konferencë për media në prag të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Izraelit dhe Andorrës.

“Dardanët” do ta nisin ciklin kualifikues me ndeshjen e parë kundër Izraelit në udhëtim më 25 mars, ndërkaq tri ditë më vonë luajnë në Prishtinë kundër Andorrës.

Shala ndër tjerash u tregua i ashpër me futbollistin me prejardhje nga Kosova, Uran Bislimi i cili sipas tij refuzoi Kosovën, ndonëse fillimisht pranoi ftesën.

“Uran Bislimi e ka refuzuar Kosovën. E ka refuzuar përmes klubit, nuk ka pasur guxim të refuzonte vetë Kosovën. Ai për herë të dytë në tri grumbullime e refuzoi ftesën tonë. Nuk ka treguar respekt. Nuk do të ftohet më”, tha Bajram Shala në konferencë për media.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco