Giresse: Grup i vështirë, Ermal Krasniqi në listën rezervë, Arbnor Muja nuk ndihet mirë

Giresse: Grup i vështirë, Ermal Krasniqi në listën rezervë, Arbnor Muja nuk ndihet mirë

11:24, 20/03/2023

Ka nisur konferenca e selektorit të Kosovës, Alain Giresse, ku flet për gjendjen aktuale të ekipit para ndeshjeve me Izraelin dhe Andorrën në kuadër të kualifikueseve për “Euro 2024”.

Nuk është një grup i vështirë, por kemi përfaqësuese që nuk duhet nënçmuar. Kjo është pikëpamja ime sa i përket grupit në të cilën edhe gjendemi. Kemi dy ndryshime. Elbasan Rashani nuk është grumbulluar për shkak të dëmtimit. Uran Bislimi do të jenë pjesë e listës së re, te Elbasan Rashani nuk do të ketë ndryshime, kurse në vend te Bislimit do të jetë Blendi Idrizi”, thotë Alain Giresse, shkruan Gazeta Arena.

Sa I përket Ermal Krasniqit trajneri thotë se është në paralistë kurse thotë se problem janë shfaqur edhe te Arbnor Muja.

“Ermal Krasniqi bën pjesë në paralistë, dhe mbetet të shihet. Por me vonë do të shohim pasi ka lojtarë që nuk po ndihen mirë Arbnor Muja, është njëri nga ta që nuk po ndihet mirë”, shtoi selektori Giresse.

Kosova ndeshjen e parë në kuadër të kualifikueseve e zhvillon ditën e shtunë ndaj Izraelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco