Inzaghi e ka me gjykimin: Aksioni i golit nisi nga një prekje me dorë e Rabiot, e papranueshme nga VAR

Inzaghi e ka me gjykimin: Aksioni i golit nisi nga një prekje me dorë e Rabiot, e papranueshme nga VAR

09:58, 20/03/2023

Interi humbi dje në mbrëmje derbin e Italisë përballë Juventusit me rezultatin minimal 1-0.

Trajneri Simone Inzaghi ka qenë tepër i zemëruar pas humbjes dhe është shprehur i irrituar pas sfidës duke kërkuar respekt.

“Ka hidhërim të madh për një humbje që ndodhi në këtë mënyrë. Ne i kemi premtuar njëri tjetrit që nuk do të flasim më pas Monzës se kishte ndodhur diçka shumë e rëndë, por sot ndodhi një tjetër. E papranueshme nga VAR, e papranueshme edhe që ata të na thonë se nuk kishte pamje të qartë, kërkojmë respekt. Ishte 100% e dukshme që aksioni i golit nisi nga një prekje me dorë e Rabiot.

Image

Ishte një ndeshje qartësisht me të meta, që ngadalëson renditjen tonë dhe na bën të bëjmë një hap prapa në rrugën tonë për të siguruar vendin e dytë.

Nuk mund të kritikoj djemtë e mi pasi ata e luajtën ndeshjen shumë mirë, na mungoi pak fati për të shënuar, por mëkat që ndëshkohemi në këtë mënyrë”, është shprehur i irrituar Simone Inzaghi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco