Reali humbi ‘El Clasicon’ me Barcelonën, Ancelotti: Kthehemi në Madrid me dyshime

Reali humbi ‘El Clasicon’ me Barcelonën, Ancelotti: Kthehemi në Madrid me dyshime

09:07, 20/03/2023

Rezultati i “El Clasico”, të cilin e fitoi Barcelona me rezultatin 2-1, solli një sërë polemikash, kjo për shkak se përpara golit të fitores së katalanasve, të realizuar nga Kessie, ishte Asensio ai i cili gjeti rrugë drejt rrjetës, por pas verifikimit në VAR goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Për trajnerin e “Los Blancos” ky vendim ishte i gabuar, duke folur për konferencën për mediet pas kësaj përballjeje, Carlo Ancelotti-t theksoi se nuk është i sigurt nëse aty kishte një pozicion jashtë lojë.

“Unë nuk jam i sigurt se ishte jashtë loje. Në Kupën e Botës, gjithçka ishte më e qartë me offside gjysmë automatike. Ne do të kthehemi në Madrid me dyshime mbi këtë ndeshje”-tha Ancelotti.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco