U tërhoq nga futbolli prej probleme me zemrën, ish-lojtari i Liverpool shpërthen në lot në konferencën e lamtumirës

U tërhoq nga futbolli prej probleme me zemrën, ish-lojtari i Liverpool shpërthen në lot në konferencën e lamtumirës

10:49, 19/03/2023

Ish-futbollisti i Liverpool, Lucas Leiva u përlot teksa njoftoi tërheqjen nga futbolli për shkak të problemeve shëndetësore.

36-vjeçari me përvojë u detyrua të “varte këpucët në gozhdë” për shkak të problemeve në zemër, të zbuluara pas analizave rutinë pak muaj më parë.

Mesfushori brazilian u detyrua të ndërpresë përkohësisht të luajturit për Gremio-n në dhjetor pas testeve dhe tani ai ka konfirmuar në një deklaratë emocionale se përfundimisht do të tërhiqet.

"Së pari dua të falënderoj Gremion për gjithë mbështetjen në këta tre muaj. Sot po shpall pensionin tim. Ka qenë një periudhë e vështirë, është hera e parë që qaj për këtë rast. Por mund të them vetëm faleminderit. Mbaroj aty ku do të doja, jo siç do të kisha dashur. Kisha shumë shpresa se situata do të përmirësohej, por nuk ndodhi. Shëndeti im është i pari", tha Leiva.

Leiva u rikthye te Gremio qershorin e kaluar pas një periudhe pesëvjeçare në Itali me Lazion. Ai fillimisht u largua nga Gremio për në Liverpool në vitin 2007, ku luajti 346 ndeshje për “të kuqtë” për dhjetë vjet.

Ai fitoi Kupën e Ligës me Liverpoolin në vitin 2012 dhe ndihmoi Lazion të fitonte Kupën e Italisë në 2019. Leiva luajti 23 herë për kombëtaren braziliane dhe përfaqësoi vendin e tij në Lojërat Olimpike të vitit 2008.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco