Ai është thjesht i pathyeshëm: Zlatan Ibrahimovic shkroi historinë e futbollit në Itali

Ai është thjesht i pathyeshëm: Zlatan Ibrahimovic shkroi historinë e futbollit në Itali

09:45, 19/03/2023

Futbollisti suedez Zlatan Ibrahimovic shkroi mbrëmë historinë e Serisë A italiane dhe u bë lojtari më i vjetër që ka shënuar gol.

Në ndeshjen kundër Udineses, Ibrahimovic fillimisht humbi një penallti, e cila më pas u përsërit dhe në tentativën e dytë, 41-vjeçari rezultoi i suksesshëm dhe shënoi për 1-1, gjë që bëri edhe historinë e Serisë A.

Kështu, ai u bë shënuesi më i vjetër në këtë kompeticion, teksa golin e shënoi në moshën 41 vjeç e 166 ditë. Më parë, rekordin e mbante Alessandro Costacurta, i cili hyri në listën e golashënuesve kur ishte 41 vjeç e 25 ditë, në maj 2007.

Mirëpo, Milani nuk bëri emër në këtë ndeshje dhe pse Ibrahimovic e riktheu në lojë, shumë shpejt pësoi  golin e dytë, për të pësuar edhe të tretin në fund të ndeshjes, duke humbur kështu çdo mundësi për të shmangur disfatën.

Pas pushimit përfaqësues në turin tjetër, Milani do të vizitojë Napolin, skuadër që tashmë me siguri do të fitojë titullin kampion.

Sa i përket Ibrahimovic-it, ndonëse vetëm pak kohë më parë u rikuperua nga lëndimi që e mbajti jashtë fushës për nëntë muaj, ai do të jetë pjesë e kombëtares që do të tentojë të kualifikohet në Europian. Trajneri suedez Janne Anderson e thirri atë për ndeshjet kualifikuese kundër Belgjikës dhe Azerbajxhanit, që është vetëm një tjetër dëshmi se ai është një njeri që thjesht i kalon kufijtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco