Prishtina e Dallkut fiton në transfertë, Drita e mbyll në barazim

Prishtina e Dallkut fiton në transfertë, Drita e mbyll në barazim

15:18, 18/03/2023

Prishtina e drejtuar nga trajneri Armend Dallku rikthehet te suksesi në kampionat. Kryeqytetasit mposhtën në transfertë me shifrat 0-1, Drenicën teksa goli vendimtar u shënua nga mbrojtësi Bujar Pllana në minutën e 33-të të pjesës së parë. Duket se rikthimi i Dallkut te bardhekaltërit ka ndikuar për mirë te lojtarët e Prishtinës teksa pas kualifikimit në Kupë, vjen edhe fitorja në kampionat.

 

Pas këtij trepikëshi, Prishtina ngjitet në kuotën e 35 pikëve në vendin e katërt të kampionatit. Nga ana tjetër, Drenica mbetet e fundit me 23 pikë pas 26 ndeshjesh të luajtura. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Drita nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në transfertë ndaj Malishevës.

Gjilanasit u ndalën pas fitores në derbi, megjithatë mbeten në krye të kampionatit me 52 pikë, edhe pse në rast suksesi të Ballkanit e humbasin kryesimin. Sakaq, Malisheva mbetet në vendin e shtatë me 29 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco