PARË Skënderbeu ‘ngec’ në Lezhë, fiton Korabi dhe Tomori

PARË Skënderbeu ‘ngec’ në Lezhë, fiton Korabi dhe Tomori

15:06, 18/03/2023

Skënderbeu nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertë ndaj Besëlidhjes në transfertë. Korçarët e drejtuar nga trajneri Ivan Gvozdenovic nuk mundën të konkretizonin rastet e krijuara teksa pas këtij barazimi mbeten në vendin e parë me 38 pikë. Nga ana tjetër, Besëlidhja mbetet në vendin e fundit me 16 pikë.

Ndërkohë, Korabi ia doli të fitonte në shtëpi me shifrat 1-0 ndaj Tërbunit. Goli vendimtar u shënua nga Mario Beshraj me ish-sulmuesin e Tiranës që realizoi në minutën e 88-të. Pas kësaj fitoreje, Korabi renditet në vendin e katërt me 32 pikë ndërsa Tërbuni mbetet në vendin e nëntë me 24 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Turbina barazoi në shtëpi 1-1 me Lushnjen ndërsa po në barazim (2-2) u mbyll edhe ndeshja mes Luzit dhe Besës. Sakaq, Tomori ia doli të fitonte me rezultatin 1-0 në shtëpi përballë Burrelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco