Ibra zbret sërish në fushë: Jam ende numri 1, nëse nuk të kritikojnë nuk je në majë

Ibra zbret sërish në fushë: Jam ende numri 1, nëse nuk të kritikojnë nuk je në majë

21:01, 08/02/2023

Rikthimi në fushë është shumë pranë dhe Zlatan Ibrahimovic është i sigurt për forcën e tij: “Jam akoma Zoti, jam akoma numri 1. Tani do të kthehem dhe do të ndryshojë muzika. Kam shumë dëshirë, dua të bëj shumë gjëra, ato që kam humbur në këto 7-8 muaj. Kam humbur kohë.

Skuadra në krizë? Nuk jam i shqetësuar, janë momente normale gjatë një kampionati. Tani duhet të flasim pak dhe të tregojmë në fushë vlerën tonë”, ka thënë sulmuesi suedez në një intervistë.

Ibra ka një mesazh të qartë për të gjithë: “Kritika? Është normale, sepse nëse nuk të kritikojnë nuk je në majë. Mua më kritikojnë prej 25 vitesh ngaqë jam numri 1, jam mësuar. Jam mirë, shumë mirë. Jam bashkuar me grupin dhe ndihem i lirë në fushë dhe jashtë.

Kjo do të thotë që jam mirë. Gjatë kësaj periudhe kam bërë gjithçka për të ndihmuar trajnerin, stafin dhe klubin nga jashtë. Kisha durim sepse duhet të rikthehem në formën optimale, rikuperimi po shkon sipas planeve”, ka shtuar sulmuesi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco