Klubi i Bundesligës zyrtarizon trajnerin e ri

Klubi i Bundesligës zyrtarizon trajnerin e ri

14:02, 08/02/2023

Pellegrino Matarazzo është trajneri i ri i Hoffenheimit. 45-vjeçari zëvendëson Andre Breitenreiter, i cili u largua pas humbjes së fundit në Bundesligë,  përballë Bochumit, me rezultatin 5-2.

Matarazzo ka firmosur deri në qershorin e vitit 2025 me skuadrën gjermane.

Në fakt, bëhet fjalë për një rikthim, pasi amerikani ka qenë pjesë e Hoffenheimit në sezonin 2018-2019 në rolin e zëvendëstrajnerit.

45-vjeçari hoqi dorë nga ky rol në dhjetor 2019, pasi mori drejtimin e Stuttgartit, ku qëndroi në 100 ndeshje. 

Matarazzo me Stuttgartit triumfoi në 31 ndeshje, pësoi 40 humbje dhe mori 29 barazime.

Detyra e tij do të jetë shumë e vështirë me Hoffenheimin, pasi do të ketë si objektiv të rikthej skuadrën te rezultatet pozitive. Hoffenheim nuk ka fituar asnjë ndeshje në vitin 2023 në Bundesligë, teksa sfida e radhës do të jetë në shtëpi përballë Bayer Leverkusenit.

Aktualisht, Hoffenheimi ndodhet në vendin e 14-të të renditjes me 19 pikë, sa Bochumi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco