“Të maskuar e me shkopa të bejsbollit” – Statovci konfirmon se u sulmua fizikisht

“Të maskuar e me shkopa të bejsbollit” – Statovci konfirmon se u sulmua fizikisht

09:51, 06/02/2023

Analisti dhe trajneri i futbollit, Faruk Statovci ka konfirmuar për Insajderin se është sulmuar fizikisht nga dy persona të maskuar para banesës së tij në Prishtinë.

Statovci i tha Insajderit se të sulmuesit ishin të maskuar e në duar mbanin shkop bejsbolli. Gjendja e tij është e mirë.

“Po, është e vërtetë që jam sulmuar, rasti ka ndodhur pas orës 00:00, pas emisionit pasi e kemi pirë ka një kafe me ata kolegët që kemi qenë në emision diku ka hora :30 kam ardhë tek banesa. Pasi e kam parku veturën në parking, parkingu nuk edhe aq ndriçim persona të maskuara me shkopa të bejsbollit më kanë sulmuar”, ka deklaruar ai.

Sulmohet fizikisht trajneri Faruk Statovci

I pyetur nëse ka dyshime se kush mund ta ketë kryer sulmin, ai nuk deshi të deklarohet me emra të përveçëm.

“Dyshimet tek unë ekzistojnë por për momentin  nuk dua të flas më shumë. Janë disa kamera këtu tek ndërtesa, po ia lëmë njëherë policisë, por normal që kam dyshime, por nuk dua ta apostrofojë askënd”, u shpreh Statovci.

Trajneri tregoi ai ndihet mirë me shëndet.

“Ata kanë tentu me më lëndu mu , unë kam pësuar disa lëndime të lehta por jo, diçka e rëndë. Në vendngjarje ka qenë policia dhe emergjenca por falë zotit nuk ka ndodhur më e keqja. Jam mirë“, deklaroi ai përcjell Insajderi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco