Derbi Inter- Milani, i takon në fund 'Nerazzurëve'

Derbi Inter- Milani, i takon në fund 'Nerazzurëve'

22:55, 05/02/2023

Me një gol, por me shumë meritë, Interi ka triumfuar në derbin e madh kundër Milanit në Serie A.

“Nerazzurrët” triumfuan 1:0 kundër Milanit në stadiumin “Giuessepe Meazza”, në kuadër të javës së 21-të kampionale.

Ishte minuta e 34-të kur sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez realizoi golin e vetëm që në fund doli të ishte i fitores për zikaltrit.

Martinez dërgoi topin në rrjetë me kokë pas harkimit nga Calhanoglu.

Interi ishte skuadër dukshëm më e mirë në këtë takim, duke dominuar thuajse në të gjitha aspektet.

Skuadra e Inzaghit ka 43 pikë në pozitën e dytë. Milani mbetet me 38 pikë në vendin e gjashtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco