Drejtori i Bayern Munich flet pa doreza për Cancelon: 70 milionë euro janë shumë

Drejtori i Bayern Munich flet pa doreza për Cancelon: 70 milionë euro janë shumë

22:05, 05/02/2023

 

Një nga lëvizjet më të bujshme, por edhe më të papritura të merkatos së janarit ishte transferimi i Joao Cancelos nga Manchester City te Bayern Munich. Marrëdhënia e komplikuar me trajnerin Pep Guardiola detyroi portugezin të largohej nga Etihad Stadium teksa kaloi në Gjermani nëpërmjet formulës së huazimit deri në fundin e sezonit aktual.

Nga ana tjetër, bavarezët e kanë në dorë edhe ta blejnë kartonin e anësorit për shifrën e 70 milionë eurove, edhe pse së fundmi, drejtori i rekordmenëve gjermanë, Hasan Salihamidzic bën hapa pas duke theksuar se një shifër e tillë është shumë për një klub si Bayern Munich.

“Ne ia kem bërë të qartë edhe Cancelos se 70 milionë euro për Bayernin janë shumë. Është e vështirë ta imagjinojmë të paguajmë një shifër të tillë. Por, nëse të gjitha palët gjejmë gjuhën e përbashkët mund të krijojmë një zgjidhje për Cancelon. Më e rëndësishme është që ai të gjendet mirë në Munich”, u shpreh Cancelo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco