Bayern  i jep fund krizës, fiton në Bundesligë me 10 lojtarë dhe rimerr kreun

Bayern i jep fund krizës, fiton në Bundesligë me 10 lojtarë dhe rimerr kreun

20:16, 05/02/2023

Bayernit të Mynihut i mjaftuan më pak se 20 minuta lojë për të “hipotekuar” në njëfarë mënyrë suksesin në fushën e Wolfsburgut në javën e 19-të të Bundesligës.

 

Taki i “Volkswagen Arenës” u zhbllokua që minutën e nëntë nga Coman, i shërbyer nga Davies.

Vetëm pesë minuta më vonë, i njëjti autor realizoi të dytin personal, këtë herë me shërbimin e Cancelos, lojtar i sapoafruar te kampionët e Gjermanisë.

Bavarezët nuk do të ndaleshin dhe në minutën e 19-të vjen edhe goli i tretë i realizuar nga Muller.

Në fundin e pjesës së parë Kaminski shkurtoi diferencën në 1-3, duke lënë një fije shpresë për të marrë rezultat pozitiv.

Edhe pse në inferioritet numerik, Bayerni realizoi te tretin me Musialën në versionin “Messi”, duke i kaluar si të ishin birila mbrojtësit vendës në minutën e 73-të.

Në minutën e 81-të erdhi goli i dytë për Wolfsburgun, që vlejti thjesht për statistikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco