Ancelotti i zhgënjyer me humbjen: Një disfatë e vështirë, e meritonim një barazim

Ancelotti i zhgënjyer me humbjen: Një disfatë e vështirë, e meritonim një barazim

18:35, 05/02/2023

Real Madrid zhgënjeu ditën e sotme, teska dështoi të rrëmbente qoftë edhe 1 pikë të vetme, në transfertën e vështirë kundra Mallorcas. Një autogol i Nacho Fernandez, aksion i cili nga këmbët e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi mjaftoi që vendasit të fitonin 3 pikë të arta.

Mbi këtë humbje ka reaguar dhe tekniku italian i “galaktikëve”, Carlo Ancelotti, teksa tha se ky rezultat ishte më se i pritshëm, duke parë dhe formën që Mallorca ka treguar në ndeshjet që ka zhvilluar brenda në shtëpi.

“Një disfatë e vështirë, loja që prisnim. Shumë e vështirë, nuk patëm fatin ta menaxhonim sepse ata shënuan shumë herët, duke bërë shumë faulle. Ne e merituam një barazim, humbëm penalltinë dhe disa raste në shumë të vogla.”,- u shpreh italiani 63-vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco