PSG dëshiron të rinovojë kontratën me Messin, ka ardhur konfirmimi: E shohim në këtë projekt

PSG dëshiron të rinovojë kontratën me Messin, ka ardhur konfirmimi: E shohim në këtë projekt

15:43, 05/02/2023

Drejtori i PSG-së, Luis Campos konfirmoi se klubi parisien dëshiron të mbajë me çdo kusht Lionel Messin në Paris dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur që argjentinasi të nënshkruajë kontratë të re.

Pas kalimit nga Barcelona te PSG, Messi çdo ditë pothuajse lidhet me rikthimin e tij në Spanjë. Megjithatë, PSG dëshiron ta mbajë me të gjitha forcat Messin, edhe pse këtë vit ai do të mbushë 36 vjeç dhe këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i klubit francez.

"Ne po flasim me Messin dhe duam t'ia zgjasim kontratën. Dua ta mbaj në këtë projekt dhe ne po flasim se si ai do të vazhdojë me ne në të ardhmen me çdo kusht," tha Campos për mediat franceze.

Përveç kësaj, mediat franceze mësuan se PSG po i ofron Messit një kontratë të re deri në verën e vitit 2025. Messi ka luajtur gjithsej 58 ndeshje për PSG-në, duke shënuar 25 gola dhe duke dhuruar 29 asistime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco