Guardiola 'godet' Chelsea-n: Merkato është e çmendur, ne jemi mes skuadrave...

Guardiola 'godet' Chelsea-n: Merkato është e çmendur, ne jemi mes skuadrave...

13:26, 05/02/2023

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Tottenham (që luhet sot në orën 17:30) është ndalur edhe në shpenzimet e çmendura të Chelsea gjatë sesionit të fundit të merkatos dimërore.

“E di se çfarë do të ndodhte nëse diçka të tillë do ta kishte bërë Manchester City…Ajo që dua të them është se jemi mes 5-6 skuadrave të fundi të Premier League përsa i përket shpenzimeve (duke iu referuar janarit) dhe kemi fituar 11 trofe në 5 vite.

Ajo që bën Chelsea nuk më përket mua, ne e dimë se çfarë bëjmë edhe tani që merkato është çmendur. Ajo që bëjnë ata nuk është puna ime, por janë edhe disa rregullore që duhen respektuar”, ka thënë trajneri i kampionëve në fuqi të Anglisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco