U tërhoq nga kombëtarja, Varane shpjegon pse e mbylli me Francën

U tërhoq nga kombëtarja, Varane shpjegon pse e mbylli me Francën

12:40, 05/02/2023

Raphaël Varane vendosi të tërhiqej nga kombëtarja franceze në moshën 29-vjeçare. Mbrojtësi i Manchester United, fitoi Kupën e Botës (2018) me “Gjelat”, teksa në Katar 2022 u shpall nënkampion bote.

93 ndeshje dhe 5 gola janë statistikat e qendërmbrojtësit nga Lille me kombëtaren europiane, fanellën e së cilës e veshi për herë të parë në marsin e vitit 2013 (Francë-Gjeorgji 3-1).

“Sa herë që kam veshur këtë fanellë të veçantë kam ndier krenari të pamasë. Përfaqësimi i vendit tonë madhështor për një dekadë ka qenë një nga nderimet më të mëdha të jetës sime.

Jam menduar gjatë dhe kam vendosur të tërhiqem nga futbolli ndërkombëtar”, u shpreh Varane gjatë lamtumirës së tij me Francën.

Image

Në një prononcim për Canal +, mbrojtësi i njohur, i cili fitoi gjithçka me Realin e Madridit, shpjegoi arsyet e këtij vendimi.

“Sinqerisht që kam dhënë gjithçka, fizikisht dhe psikologjikisht. Kemi orare dhe një kalendar të mbingarkuar. Luajmë gjithmonë, pa pushuar kurrë.

Për momentin më duket sikur po mbytem. Më saktë, më duket sikur futbollisti Varane po e mbyt njeriun Varane”, deklaroi lojtari i United.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco