Jurgen Klopp refuzon t'i përgjigjet pyetjes së gazetarit: Ti e di përse

Jurgen Klopp refuzon t'i përgjigjet pyetjes së gazetarit: Ti e di përse

11:00, 05/02/2023

Jurgen KlopP e ka përjetuar shumë keq humbjen e skuadrës së tij me shifrat 3-0 përballë Wolves. Në përfundim të sfidës, trajneri i Livepool, ishte i nervozuar edhe në konferencën për shtyp.

Ai refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së gazetarit James Pearce të “The Atheltic”, për faktin e thjeshtë se pretendon që mbulimi i Liverpoolit nga ai, nuk pasqyron realitetin dhe kritikat janë të ekzagjeruara.

“Është shumë e vështirë të flas me ty, nëse do të jem 100% i sinqertë. Do të preferoja të mos e bëja një gjë të tillë. Ti e di përse, për të gjithë gjërat që ke shkruar. Ndaj nëse dikush tjetër dëshiron të bëjë atë pyetje, unë do të përgjigjem, përndryshe jo”, tha trajneri i cili më pas u përgjigj kur një gazetar nga salla tha se dëshironte të bënte të njëjtën pyetje si kolegu i tij, mbi arsyet pse skuadra pësonte kaq shpejt gola dhe e kishte të vështirë të reagonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco