Loriana Kuka fiton ndeshjen e parë në Grand Slamin e Parisit

Loriana Kuka fiton ndeshjen e parë në Grand Slamin e Parisit

09:50, 05/02/2023

Xhudistja jonë, Loriana Kuka ka fituar ndeshjen e raundit të parë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris të Francës.

Loriana e ka nisur ditën me fitore në raundin e parë në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Pejania ka fituar pa shumë vështirësi ndaj lituanezes Migle Dudenaite, të cilëen e mposhti me ‘ippon’.

Në raundin e dytë, xhudistja jonë do të ndeshet me xhudisten nga Franca, Chloe Buttigieg.

Ndryshe, Distria Krasniqi fitoi dje (e shtunë medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogramë në Grand Slamin e Parisit që njihet si gara më prestigjioze në xhudo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco