Fantastik Zhegrova, sulmuesi Dardan shkëlqen në Francë, gol dhe 2 asiste nga 23-vjeçari

Fantastik Zhegrova, sulmuesi Dardan shkëlqen në Francë, gol dhe 2 asiste nga 23-vjeçari

08:36, 05/02/2023

Lille ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 në transfertë kundër Rennes, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit francez. Edon Zhegrova ka shkëlqyer në këtë takim duke treguar se është rikthyer në formën më të mirë.

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës, barazoi rezultatin në minutën e 59-të të takimit. 23-vjeçari nuk u ndal me kaq duke dhënë dy asiste në golin e dytë dhe të tretë të Lille, përkatësisht në minutën e 85-të dhe të 93-të.

Pas kësaj ndeshje Lille ngjitet në kuotën e 38 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Rennes në të pestin me 40 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco