Ramos tradhton Ronaldon: Messi më i miri që ka prodhuar ndonjëherë futbolli

Ramos tradhton Ronaldon: Messi më i miri që ka prodhuar ndonjëherë futbolli

22:28, 03/02/2023

Sergio Ramos ishte kundërshtari i Leo Messit për gati 10 vjet kur ai u përball me Barcelonën e argjentinasit ndërsa ishte kapiten i Real Madridit.

Por të dy u lidhën së bashku në Paris në vitin 2021, dhe Ramos tani ka pohuar se fituesi i Kupës së Botës është më i miri ndonjëherë.

Në një intervistë për PSG TV, Ramos vlerësoi cilësinë e Messit.

“Kisha vuajtur për disa vite duke luajtur kundër Messit. Tani po e shijoj. Ai është lojtari më i mirë që ka prodhuar ndonjëherë futbolli”, ka thënë Ramos.

Ramos luajti përkrah Cristiano Ronaldos për gati një dekadë me fanellën e Real Madridit, duke u përshtatur në mënyrë rutinore në të njëjtin formacion si rivali më i madh i Messit në fushë.

Por pas ndërrimit të skuadrës, Ramos ka pranuar se Messi është më i madh se ish-shoku e tij.

Qendërmbrojtësi do të vazhdojë të luajë përkrah Messit te PSG. Meqenëse kontrata e ndërkombëtarit spanjoll do të skadojë këtë verë, megjithatë, e ardhmja e tij duket pak e pasigurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco