E konfirmon Nagelsmann, ylli i Bayern mungon ndaj PSG-së në Champions

E konfirmon Nagelsmann, ylli i Bayern mungon ndaj PSG-së në Champions

17:40, 03/02/2023

Sadio Mane është një lojtar që i mungon Bayern Munchen prej datës 12 nëntor të vitit të kaluar kur një dëmtim në tendinë e detyroi t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale.

Pritej që senegalezi të ishte i gatshëm të rikthehej në fillimin e muajit shkurt dhe të zbriste në fushë për ndeshjen e fazës së 1/8-tave në Champions League.

Mirëpo, objektivi nuk është arritur pasi trajneri Julian Nagelsmann së fundmi konfirmoi se sulmuesi do të mungojë të paktën për ndeshjen e parë të Champions, ndërsa shtoi se Mane mund të kthehet në gjysmën apo fundin e muajit shkurt.

“Pres që Mane të rikthehet në mesin apo fundin e muajit shkurt. Më vjen mirë sepse e shoh që po e merr veten dhe nuk ka më të njëjtën dhimbje si më parë. Por, e sigurt është se ai do të mungojë për ndeshjen në Champions League ndaj PSG”, u shpreh Nagelsmann.

Ndeshja e parë mes PSG dhe Bayern Munchen do të luhet më datë 14 shkurt në Francë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco