Messi zbuloi se kush e fotografoi në shtrat me trofeun e Kupës së Botës

Messi zbuloi se kush e fotografoi në shtrat me trofeun e Kupës së Botës

14:35, 03/02/2023

Lionel Messi ka folur sërish për triumfin në Botërorin e Katarit dhe në një intervistë për gazetën argjentinase Ole ka zbuluar edhe autorin e shkrepjes së famshme në të cilën shfaqet duke fjetur me kupën fituese.

Messi fitoi Kupën e Botës në Katar me kombëtaren e Argjentinës, duke hedhur kështu një hap të madh në luftën për epitetin e futbollistit më të mirë të të gjitha kohërave dhe momentin e shumëpritur me Kupën e Botës e ka ndarë në Instagram dhe ka thyer të gjitha rekordet.

Një ditë pas fitimit të Kupës së Botës, Messi publikoi një foto në shtrat me trofeun dhe mblodhi gati 55 milionë pëlqime.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

 

"Kemi mbërritur në hotel në agim, kemi fjetur shumë pak. Mendoj se kam fjetur maksimumi një ose dy orë. Ishte ora gjashtë e mëngjesit dhe kisha ndezur televizorin në dhomën time. Pastaj Rodrigo troket (De Paul) dhe Ota (Otamendi) që ishin n֝ë dhomën ngjitur më dëgjuan duke u ngritur dhe nuk e di pse por kupa mbeti ne dhomën time atë natë, ma lanë mua. Hyri De Paul e pa dhe menjëherë më tha: 'Ej, do të bëj një foto'. De Paul është shumë i zoti në realizimin e këtyre fotove dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme për ekipin, sepse i bën kohët e vështira pak më të relaksuara dhe është mirë kur ndodhin  gjëra të tilla. Edhe pse ai duket gjithmonë i buzëqeshur, është i pari që jep gjithçka sa herë që ka një problem”, shpjegoi Messi.

Edhe pse u ngjit në majat e botës, u njoftua se Messi do të vazhdojë të luajë për Gauchos dhe nëse shëndeti i tij është mjaft i mirë, ai do të luajë edhe në Botërorin e ardhshëm në vitin 2026, kur do të jetë 39 vjeç.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco