U transferua te Sassuolo, flet Nedim Bajrami: Jam shumë i lumtur, ishte zgjedhja e duhur

U transferua te Sassuolo, flet Nedim Bajrami: Jam shumë i lumtur, ishte zgjedhja e duhur

10:49, 03/02/2023

E kishte kërkuar me ngulm prej disa kohësh një lëvizje, e cila më në fund erdhi. Mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami u transferua këtë merkato nga Empoli te Sassuolo, duke nisur kështu një aventurë të re në karrierë.

Nëpërmjet faqes zyrtare të Sassuolos, talenti shqiptar, i cili u transferua për të zëvendësuar Traore, ka folur edhe fjalët e tij të para, ku deklaroi se ishte shumë i lumtur për këtë lëvizje.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam gjetur ish-shokun tim Pinamonti, ambienti më pëlqen shumë. Kur mësova që ishte interesuar Sassuolo u gëzova shumë, për ua është zgjedhja e duhur.

Synimi im është të ndihmoj skuadrën dhe të hyj në fushë sa më shpejt”, është shprehur Bajrami.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco