Bashkëshortja e Cancelos kërkon ndihmë nga tifozët e Bayernit

Bashkëshortja e Cancelos kërkon ndihmë nga tifozët e Bayernit

10:05, 03/02/2023

Futbollisti portugez Joao Cancelo ka përfunduar pak ditë më parë huazimin nga Manchester City te Bayerni dhe e dashura e tij tërhoqi vëmendjen me një lëvizje të pazakontë dhe një kërkesë drejtuar tifozëve për t'i ndihmuar ata të gjejnë një apartament në Mynih.

Të paktën për pesë muajt e ardhshëm, Mynihu duhet të jetë shtëpia e re për portugezin dhe të bashkëshorten e tij Daniela Machado dhe vajzën Alicia.

Image

Megjithatë, duke gjykuar nga postimi i të dashurës së tij, ata ende nuk kanë gjetur një apartament të përshtatshëm në kryeqytetin bavarez dhe disi e pazakontë për yjet e mëdhenj, ajo vendosi t'u kërkojë ndihmë ndjekësve të saj dhe fansave të Bayernit përmes Instagramit.

"Ku mund të gjej një apartament me qira në Mynih?" pyeti ajo.

Image

Duket se e dashura e Cancelos mezi pret të njihet më mirë me Mynihun dhe e bashkëshorti i saj ka treguar menjëherë se do të jetë një elementët kryesor të Bayern, duke qenë se regjistroi një asist në debutimin e tij në Kupë kundër Mainz (4:0 ).

Joao dhe Daniela janë çift prej shumë vitesh dhe në fund të vitit 2019, nga fryti i tyre i dashurisë erdhi në jetë vajza, Alicia.

Në fund të sezonit, Bayern do të ketë të drejtën të blejë Cancelo nga Manchester City për 70 milionë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco