Kupa e Italisë/ Pas Napolit, Cremonese shtang edhe Romën dhe shkon në gjysmëfinale

Kupa e Italisë/ Pas Napolit, Cremonese shtang edhe Romën dhe shkon në gjysmëfinale

23:43, 01/02/2023

Ka përfunduar sfida në “Stadio Olimpico”, ku Roma u eliminua  nga Cremonese.

Pjesa e parë nisi keq për kryeqytetasit, të cilët nuk arritën dot të shfrytëzonin rastet e para që patë për shënim, duke mos ndryshuar kështu rezultatin. Mirëpo, një gabim në prapavijën e Romës shkakton një 11-metërsh, i cili përkthehet mrekullisht në gol nga Cyriel Desser, duke i dhuruar Cremoneses një avantazh të vyer përballë një kundërshtari të fortë si “verdhekuqtë”.

Me nisjen e pjesës së dytë pritej një reagim nga djemtë e Mourinhos, por ky reagim nuk erdhi kurrë dhe në minutën e 49’-të, anësori turk i mesfushës së Romës dërgon topin “tragjikisht” në rrjetën e tij, duke dyfishuar avantazhin e Cremoneses. Goli i nderit do të vinte në minutën e 94’-të, ku Tammy Abraham shërben një top për Andrea Belottin, i cili përkthehet në gol por pa vlerë, pasi Roma tashmë u eleminua nga Kupa e Italisë.

Pas fitoreve të mahnitshme ndaj “gjigandëve” italianë si Napoli dhe Roma, Cremoneses tashmë duket se i ka buzëqeshur fati, pasi në gjysmë-finalen e Kupës së Italisë ka peshkuar një kundërshtar disi të lehtë në letër, si “violët” e Fiorentinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco