‘Djajtë e Kuq’ në finale të EFL Cup, dëfrehen ndaj Forest

‘Djajtë e Kuq’ në finale të EFL Cup, dëfrehen ndaj Forest

23:27, 01/02/2023

Manchester United i bashkohet Newcastle United në finalen e Carabao Cup pasi fitoi edhe sfidën e kthimit përballë Nottingham Forest me rezultatin 2-0.

“Djajtë e Kuq” ishin me një hap në finale pas triumfit në javën e kaluar 0-3 në ”City Ground”, megjithatë nuk u mjaftuan vetëm me suksesin jashtë fushës teksa argëtuan dhe të pranishmit në ”Teatrin e Ëndrrave” me një paraqitje impresionuese.

Trajneri holandez, Erik ten Hag, nuk bëri rotacion në 11-shen e parë, ndërsa ndeshja gjysmëfinale u ndoq edhe nga afrimi më i ri, Marcel Sabitzer, në shkallët e stadiumit.

Pavarësisht se e kontrolluan pjesën e parë të takimit, madje i shkuan pranë golit të avantazhit edhe me Wout Weghorst në minutën e 45′, fraksioni hapës u mbyll pa gola.

Ndërsa në të dytën, gjithçka ndryshoi pasi u aktivizuan Rashford, Martial dhe Sancho, me këtë të fundit që luajti ndeshjen e parë që nga muaji tetor.

Anthony Martial zhbllokoi shifrat në minutën e 73′ pasi përfitoi nga një top jo i larguar sic duhet në zonë ndërsa vetëm tre minuta më pas Fred dyfishoi shifrat me portën e boshatisur. Kjo do të jetë finalja e parë e EFL Cup për Man.Utd që nga viti 2017, kohë kur fitonin ndaj Southamptonit.

Ndërsa me 26 shkurt llogaritë do t’i ndajnë me Newcastle United në finale, një takim i cili paraqet mundësinë ideale për Djajtë e Kuq që të fitojnë trofeun e parë pas 6 vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco