Fiorentina nuk zhgënjen në 'Artemio Franchi', kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Fiorentina nuk zhgënjen në 'Artemio Franchi', kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

20:59, 01/02/2023

 

Fiorentina kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku me shumë mundësi do të përballet e Romën (luan në orën 21:00 me Cremonesen). Skuadra vjollcë mposhti 2-1 Torinon në “Artemio Franchi” në një sfidë e cila u mbyll përfundimisht vetëm në minutë e fundit të kohës së rregullt.

Pjesa e parë, në fakt, u mbyll me rrjet të paprekura, për të ardhur më pas te zhbllokimi i rezultatit nga Luka Jovic në minutën e 65-të.

Torino e kërkoi me ngulm golin e barazimit, por në të 90-tën mori goditjen e radhës nga Ikone, me një goditje të shpejtë në hyrje të zonës. Minutat shtesë ishim edhe më emocionuese teksa pas goditjes së traversës nga Cabral, erdhi ngushtimi i diferencën në 2-1 nga Karamoh. Skuadra “granata” u hodh e tëra në sulm në minutat e mbetura për ta çuar sfidën në shtesë, por nuk ia doli, kështu që festa ishte për skuadrën vjollcë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco