Chiesa: Synojmë të arrijmë objektivat te Juventusi, me Italinë duam Euro 2024

Chiesa: Synojmë të arrijmë objektivat te Juventusi, me Italinë duam Euro 2024

18:33, 01/02/2023

Juventusi i tij nuk po kalon aspak momente të mira në futboll, të cilët gjenden në vendin e 13-të të Serie A pas penalizimit nga Federata Italiane e futbollit. Federico Chiesa është rikuperuar thuajse plotësisht nga dëmtimi i tij i rëndë një vit më parë. 25-vjeçari ka folur për situatën e tij dhe për pritshmëritë që ai ka.

“Në vitin 2023 pres të luaj vazhdimisht. Qëllimi është të rikthehem në formë dhe të gjej kohë të caktuar loje. Ndeshjen e fundit e humba për shkak të lodhjes, por jam mirë pas një dëmtimi të gjatë.

Vetëm fusha do ta tregojë se në çfarë gjendje jam. Që nga ndeshja me Napolin e kam nisur si titullar. Duhet të synojmë të arrijmë objektivat tona. Me Juventusin do të duhet të marrim sa më shumë pikë duke menduar për një ndeshje në të njëjtën kohë.”

ITALIA – “Me Kombëtaren e Italisë, synojmë Euro 2024. Ndeshja që do të kisha dashur të luaja me çdo kusht është ajo kundër Maqedonisë. Fatkeqësisht kjo nuk u bë e mundur.” – u shpreh Federico Chiesa. /oversport.tv

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco