VIDEO/ Dashuria për Barcelonën rrjedh në venat e tyre, shikoni se si Xavi dhe djali i tij këndojnë himnin e ekipit

VIDEO/ Dashuria për Barcelonën rrjedh në venat e tyre, shikoni se si Xavi dhe djali i tij këndojnë himnin e ekipit

15:14, 01/02/2023

Xavi Hernandez është një ndër figurat më të dashura në Spanjë dhe kjo është për shkak të gjithë kontributit që ka dhënë tek Barcelona si ish-futbollist dhe tani si trajner. 

Ai gjithashtu është edhe një njeri fantastik jashtë fushave. Teksa kanë qenë orët e fundit të merkatos në Spanjë, ai ka shijuar kohën me familjen e tij.

Këtë e ka zbuluar bashkëshortja Nuria Kunillera përmes një postimi në Instagram. Ajo ka publikuar një video të Xavit teksa i mëson akordet e himnit të Barcelonës djalit të tyre.

Në video ata shfaqen të dy duke kënduar njëzëri, ndërsa Nuria e shoqëron postimin me mbishkrimin: “Të adhurueshëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco