River Plate arkëtoi shumën rekord nga një transferim në të cilin as nuk mori pjesë

River Plate arkëtoi shumën rekord nga një transferim në të cilin as nuk mori pjesë

10:54, 01/02/2023

Klubi i fëmijërisë së Enzo Fernandez, River Plate, do të marrë 25 % të shumës së transferimit rekord në Angli (121 milionë euro) që Chelsea shpenzoi për mesfushorin argjentinas, që është edhe transferimi rekord i klubit.

Në minutat e fundit të merkatos, pas 20 orësh negociatash të vështira, Chelsea arriti të mbyll me sukses marrëveshjen, duke sjellë në “Stamford Bridge” fituesin e Kupës së Botës, Fernandez.

Pas javësh spekulimesh rreth të ardhmes së tij te Benfica, klubi portugez e pranoi ofertën. Blutë do të paguajnë këstin e parë prej 34 milionë euro, ndërsa pjesën tjetër do ta paguajnë në pesë këste të tjera.

Mesfushori 22-vjeçar ka nënshkruar një kontratë tetëvjeçare e gjysmë me klubin londinez.

Rritja e Fernandez ka qenë asgjë më pak se e jashtëzakonshme. Shtatë muaj më parë, argjentinasi i kushtoi Benfikës vetëm 9.6 milionë euro plus 9 milionë euro bonus për River Plate, të cilët përfshinin në klauzolë prej 25 %  në rast shitje.

Pasi tregoi aftësitë e tij në skenën botërore në Katar vitin e kaluar, Chelsea donte ta rrëmbente shpejt talentin e madh argjentinas, që kërkohej edhe nga skuadra të tjera “big”.

Si rezultat, klubi nga Buenos Aires arkëtoi një shifër rekord prej 40 milionë eurosh, që është më shumë se shitja e mëparshme më e shtrenjtë.

Përpara sezonit 2001/2002, adoleshenti Javier Saviola u transferua te Barcelona nga River Plate për 33 milionë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco