Skandali në ndeshjen e basketbollit në Serbi, tifozët bërtisnin në kor: Kosova është Serbi

Skandali në ndeshjen e basketbollit në Serbi, tifozët bërtisnin në kor: Kosova është Serbi

10:44, 01/02/2023

Basketbollistët e skuadrës serbe Partizani mundën skuadrwn franceze Asvelin në ndeshjen e 22 të kompeticionit elitar të basketbollit.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmëndje ishin brohoritjet e tifozëve në ‘Beograd Arena.’

Në mes të krizës me Kosovën, tifozët vendosën të shprehin qartë qëndrimet e tyre për këtë çështje me brohoritje të zhurmshme.

E gjithë salla u ngritën në këmbë dhe kënduan me radhë ‘Kosova Serbi’ dhe pak më vonë ‘Kosova është zemra e Serbisë’ dhe pak më vonë filluan sharjet për Vuçiçin.

Këto sharje janë bërë standard në ndeshjet e skuadrës serbe, por kësaj radhe thirrjet ishin shumë më të forta në ndeshjen kundër skuadrës franceze. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco