Adnan Januzaj në bisedime me klubin e njohur turk

Adnan Januzaj në bisedime me klubin e njohur turk

22:57, 31/01/2023

E ardhmja e Adnan  Januzajt mund të jetë në Turqi.

Gazetari i njohur, Gianluca Di Marzio, ka raportuar se ai është në bisedime me Istanbul Basaksehir.

Bisedimet po vazhdojnë për të gjetur një marrëveshje, teksa tani për tani nuk ka diçka konkrete.

Januzaj është pjesë e Sevillas nga viti i kaluar. Ai ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

27-vjeçari nuk po gjen hapësira në formacionin e Jorge Sampaolit, teksa këtë sezon ka regjistruar vetëm dy paraqitje në La Liga.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse do të arrihet një marrëveshje mes tij dhe klubit nga Stambolli.

Kujtojmë se merkatoja dimërore në Turqi mbyllet më 8 shkurt, që do të thotë se Basaksehiri ka edhe disa ditë në dispozicion për të kompletuar lëvizjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco