Kukësi zyrtarizon ish-lojtarin e Shqipërisë U-21

Kukësi zyrtarizon ish-lojtarin e Shqipërisë U-21

22:22, 31/01/2023

 

Tjetër zyrtarizim nga Kukësi në limitet e merkatos së dimrit. Klubi verilindor ka njoftuar nënshkrimin me Atdhe Rushitin, një futbollist shqiptar i formuar në akademinë e Baselit dhe që ka luajtur së fundi në Zvicër në radhët e Dornach, pa harruar faktin që ka qenë pjesë e Shqipërisë U-21.

Njoftimi i Kukësit:

“Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi Atdhe Rashiti është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 3 sezone e gjysmë, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

23 vjeçari, i lindur në Francë vjen te Kukësi nga kampionati zviceran ku së fundmi ka qenë pjesë e Dornach teksa është një futbollist i dalë nga akademia e Basel. Rashiti ka luajtur edhe me ekipe si Deportivo Alaves e Inter de Madrid në Spanjë dhe Black Star në Zvicër. Rashiti ka zhvilluar edhe një ndeshje me Shqipërinë U21.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Atdhe Rashiti dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirë se vjen Atdhe!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco