Thomas Muller motivon bavarezët: Kemi plane të mëdha përpara

Thomas Muller motivon bavarezët: Kemi plane të mëdha përpara

20:59, 31/01/2023

Thomas Muller ka dashur të qetësojë tifozët në deklaratën për shtyp pas asaj paraqitjeje zhgënjyese ndaj Frankfurtit, duke e anashkaluar situatën aktuale dhe hedhur fokusin rreth takimeve të ardhshme, me frazën “kemi plane të mëdha përpara”.

“Nuk besoj se dikush do të thotë jam i lumtur pas barazimit të tretë radhazi, ndonëse nuk dua të harrojmë se jemi ende kryesues, pavarësisht kësaj situate jo të qetë. Por kjo nuk më pengon të them me qetësinë më të madhe se fokusi ynë mbetet drejt përballjeve me peshë, aty ku Kupa dhe Liga e Kampioneve mbeten ende fronte pa zot.

Gjëja që më vjen ndër mend aktualisht është sfida me Mainz, e vlefshme rreth Kupës së Gjermanisë. Kështu që ka shumë arsye se përse mos ta marrim me kaq negativitet përfundimin e rezultatit ndaj Eintrahtit”, tha Muller.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco