Dani Alves luan ndeshjen e parë në burg, zbulohet shoku i qelisë

Dani Alves luan ndeshjen e parë në burg, zbulohet shoku i qelisë

20:48, 31/01/2023

Dani Alves ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë në burg, një javë pasi arrestua nën akuzën e sulmit seksual.

Ish-futbollisti i Barcelonës u vu në pranga në lidhje me një ngjarje të ndodhur një vit më parë në një lokal nate në qendrën e Katalonjës, në një kohë kur ai u paraqit me vullnetin e tij përpara autoriteteve menjëherë sapo skandali shpërtheu.

Akuzat e rënda detyruan ekipin meksikan të Pumës ta largonin menjëherë 39 vjeçarin, deri në përgjigjen përfundimtare të gjykatës.

Tashmë prej një jave, Alves po qëndron në burgun Brians 2, i vendosur në Sant Esteve Sesrovires në rrethinat e qytetit të Barcelonës, ku po pret dhe lirimin me kusht.

E ndërsa procedurat ende nuk kanë përfunduar mediat kanë zbuluar se futbollisti ka luajtur dhe ndeshjen e parë si i burgosur, takim i cili pati interesin e madh dhe të dënuarve të tjerë.

Mësohet se braziliani po qëndron në qeli me një person të njohur, i cili më herët ka qenë dhe truproja e futbollistit Ronaldinho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco