Del Piero shpërthen ndaj Juventusit: Grup lojtarësh pa karakter, kush nuk lufton të largohet!

Del Piero shpërthen ndaj Juventusit: Grup lojtarësh pa karakter, kush nuk lufton të largohet!

20:17, 31/01/2023

“Me Monzën pashë një grup lojtarësh jo të denjë për të përfaqësuar Juventusin, të paktën për atë çfarë treguan në fushën e lojës. Po, jam dakord se vendimi për heqjen e 15 pikëve ka ndikuar shumë në nivel psikologjik në radhët e lojtarëve, por këto situata përballohen vetëm duke nxjerrë në pah krenarinë e të qenit një lojtar i Juves, për të qenë kampion dhe këtë dua të shoh tani e në vazhdim”.

Një Alesandro del Piero mjaft i prekur nga situata në Torino bën analizën e tij për rrjetin “Sky Sport”, duke mos u kursyer lidhur me paraqitjen tronditëse të bërë nga bardhezinjtë kundër Monzës.

Madje, ish-kapiteni nuk kërkon të fajësojë vetëm futbollistët për atë që ndodhi të dielën pasdite, por ka dy fjalë edhe për Masimiliano Allegrin.

“Edhe Allegri ka përgjegjësitë e tij për atë që ndodhi me Monzën. Një trajner kur dallon se gjendja psikologjike është e rënduar duhet të marrë masa dhe jo të qëndrojë të shohë se si kapitullon skuadra.

Ai më shumë se kushdo tjetër duhet të ngrejë zërin, të zgjojë të tijtë nga kjo ndrojtje, t’i shkundë dhe t’u nxjerrë atyre krenarinë, përgjegjësinë e të qenit një lojtar i Juventusit. Ju kujtoni se nuk kam kaluar unë momente të tilla?! Madje edhe më keq sesa 15 pikë… Por ne asnjëherë nuk hoqëm dorë dhe pranuan që të qëndrojmë të luftojmë edhe në një kategori që nuk na përkiste. Por pikërisht kjo i ndan burrat që bëjnë për Juven dhe ata që ndoshta duhet të kërkojnë një skuadër tjetër.

Kush përfaqëson atë bluzë nuk ka kohë që të ulë kokën, të rrijë të mendojë sikur ka ardhur fundi. Përkundrazi, duhet të japë më shumë, të bëhet më i fortë dhe të punojë që të rikthejë të njëjtin soliditet që skuadra ka shfaqur në 9-10 vitet e kaluara.

Nuk është e lehtë të kthehesh të fitosh, por duhet të jesh gati të luftosh gjithmonë. Nga ky llum i vështirë, dhe e konfirmoj, të nxjerr vetëm krenaria e të qenit lojtar i Juventusit”, u shpreh “Pinturikio”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco