Fillon ‘lufta e futbollit’ në Europë! Superliga fitoi gjyqin kundër UEFA-s dhe FIFA-s

Fillon ‘lufta e futbollit’ në Europë! Superliga fitoi gjyqin kundër UEFA-s dhe FIFA-s

14:18, 31/01/2023

Iniciatori i Superligës Evropiane - kompania e zhvillimit të sportit A22 Sports Management ka fituar gjyqin e mbajtur sot në Spanjë, që vendosi  në favor të klubeve që formuan këtë kompeticion, duke i mbrojtur kështu nga dënimi nga UEFA dhe FIFA.

Lajmi vjen nga Ben Jacobs, një gazetar i besueshëm i CBS, i cili publikoi detajet e vendimit të sotëm dhe siç deklaroi ai, vendimi në favor të "Superligës" është marrë për shkak se UEFA dhe FIFA përdorin "kompetencat e tyre për të krijuar një monopol mbi çdo garë të pavarur të futbollit profesionist”.

“Të pretendosh se mund të krijohet një garë e lirë e pavarur e futbollit profesional jashtë UEFA-s dhe FIFA-s, e cila mund të konkurrojë me ta dhe pa ndërhyrjen e tyre, tregon naivitetin ekstrem të këtyre dy palëve”, thuhet në shpjegim, duke shtuar më të rëndësishmen:

 

 

“Justifikimi i mundshëm i sjelljes së UEFA-s dhe FIFA-s, si një përpjekje për të mbrojtur modelin sportiv evropian, për mendimin tonë është një justifikim i dobët”.

Superliga fillimisht u konceptua si një garë e mbyllur për klubet më të pasura evropiane dhe nga klubet që e krijuan mbetën vetëm Barcelona, ​​Real Madrid dhe Juventus.

 

 

 

Kujtojmë se Reali, së bashku me Juventusin, ishte avokati kryesor për një kompeticion të ri kontinental – Superligë, por kjo ide e humbi shpejt mundësinë e mbajtjes sepse UEFA kërcënoi me ndëshkime rigoroze.

Në këtë drejtim, nëntë nga 12 klubet “themeluese” të Superligës u tërhoqën nga gara dhe në fund “ëndrra” për një kompeticion të ri mbeti vetëm në duart e Realit, Juventusit dhe Barcelonës. Prandaj, fitorja e sotme nmund t'u japë atyre një shans të ri për ta bërë të mundu zhvillimin e këtij kompeticioni.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco