Dështon sërish seanca gjyqësore ndaj Agim Ademit

Dështon sërish seanca gjyqësore ndaj Agim Ademit

13:22, 31/01/2023

Në mungesë të të dëmtuarit Dritëro Kadolli, ka dështuar të mbahet të martën seanca ndaj Agim Ademit, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Muharrem Ramës, lidhur me akuzën për detyrim.

Ademi dhe Rama akuzohen se më 2012 kishin kërcënuar dhe sulmuar të dëmtuarin Kadolli, duke i kërkuar të japë 30 mijë euro ose një “BMË X5”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën e sotme, gjykatësi i çështjes, Sabit Sadikaj, ka njoftuar se gjykata ka dëshmi që i dëmtuari Kadolli është ftuar në mënyrë të rregullt, por nuk ka fletëkthesë që i njëjti e ka pranuar ftesën e gjykatës.

Ndërkaq, në seancë të pranishëm ishin: prokurorja Elza Bajrami, i akuzuari Ademi me mbrojtësit e tij, avokatët Florim Shefqeti dhe Fis Murati dhe i akuzuari Rama me mbrojtësin e tij, avokatin Ramiz Krasniqi.

Në këto rrethana, gjykatësi Sadikaj seancën e sotme e ndërpreu dhe atë të radhës e caktoi të mbahet më 13 shkurt 2023.

Çka tha Avokati i Ademit kur pati dështuar seanca para kësaj here?

Sipas avokatit të tij mbrojtës Ramiz Krasniqi, Rama mungoi sepse “ndodhet në spital bashkë me prindërit e vet”.

“Unë në ora 09:34 kam marrë një sms nga i mbrojturi im, i cili shkruan se tani është te doktori se babën e ka të sëmurë, përndryshe ne kemi biseduar me të njëjtin dje dhe kemi qenë të përgatitur që sot të prezantojmë në seancë dhe të vazhdohet me shqyrtimin gjyqësor”, tha Krasniqi për “Betimin për Drejtësi”.

Pra, seancat për kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës po dështojnë vazhdimisht, herë për një arsye e herë për një tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco