Interi në dyshim për të ardhmen e Lukakut, sulmuesi belg përfundon në radarët e gjigantit të Premier League

Interi në dyshim për të ardhmen e Lukakut, sulmuesi belg përfundon në radarët e gjigantit të Premier League

12:38, 31/01/2023

E ardhmja e Romelu Lukakut është ende e paqartë, mbi të gjitha për shkak të dëmtimeve të tij, që e kanë detyruar të qëndrojë për shumë kohë larg fushave.

Në një situatë të tillë, rinovimi i huazimit për një tjetër vit me Interin nuk duket më i sigurt me zikaltrit që kanë nisur sondazhet për të tjerë emra dhe me belgun që po dëgjon sirenat e klubeve të tjera.

Nëse Interi nuk e huazon edhe për një tjetër vit, Lukaku do të jetë i detyruar të kthehet në Londër, por ndoshta nuk do të jetë te Chelsea, klubi që ka në pronësi kartonin e tij.

Sipas “Daily Mail”, interes ka shfaqur së fundmi Tottenham, që nëse do të ketë edhe një tjetër sezon nën drejtimin e Antonio Contes, mund të synojë 29-vjeçarin si përforcimin e duhur për sulmin, gjithmonë në rast largimi të Harry Kane.

Marrëdhënia e mirë mes Contes e Lukaku njihet nga të gjithë dhe sulmuesi mund të ketë mundësinë për të rilindur edhe një herë në tokën angleze.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco