​Autobusi bie nga ura, vdesin katër futbollistë të rinj

​Autobusi bie nga ura, vdesin katër futbollistë të rinj

11:06, 31/01/2023

Katër persona kanë vdekur pasi një autobus që transportonte ekipin e futbollit Esporte Clube Vila Maria Helena u rrëzua nga një urë në Brazil dhe ra në një greminë pre 32 metrash thellësi.

29 persona të tjerë u plagosën në përplasjen e tmerrshme në Além Paraíba në shtetin Minas Gerais në juglindje të vendit.

Viktimat përfshijnë tre adoleshentë, të moshës 14 deri 17 vjeç, dhe një të rritur, raportoi uebfaqja braziliane “G1”.

Shoferi i autobusit humbi kontrollin teksa kalonte urën në BR-116 dhe automjeti ra poshtë në një përrua.

Skuadra e futbollit po kthehej në qytetin e tyre Duque de Caxias nga Ubaporanga, ku po luanin kundër Simonesias në një turne.

24 nga të plagosurit u dërguan në spitalin e Sao Salvadorit, ndërsa pesë të tjerë morën trajtim në Casa de Caridade Leopoldinense në Leopoldina.

Spitali Sao Salvador raportoi se një nga të trajtuarit ishte 19 vjeç dhe të tjerët ishin nën 18 vjeç.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco