Joao Cancelo është i inatosur me Cityn, pas Guardiolës ka hyrë në luftë edhe me tifozët

Joao Cancelo është i inatosur me Cityn, pas Guardiolës ka hyrë në luftë edhe me tifozët

11:01, 31/01/2023

Dje lajmi se Joao Cancelo do të largohet nga Manchester City pas tre vitesh e gjysmë në Etihad dhe do të transferohet te Bayern, erdhi si rrufe në qiell të hapur.

Një nga mbrojtësit më të mirë në botë do të largohet papritur nga City dhe nuk u desh shumë kohë që mediat britanike të zbulojnë arsyen e konfliktit të tij me trajnerin Pep Guardiola.

Sherri ka ndodhur në stërvitjen para ndeshjes së Kupës të së premtes kundër Arsenalit, kur mbrojtësi portugez mësoi se nuk do të ishte titullar.

I pakënaqur me atë që mësoi, ai reagoi me inat dhe kërcënoi se do të largohej, pas së cilës Guardiola i tha se ishte i lirë të zgjidhte një klub të ri dhe ai e përmbushi "premtimin" disa ditë më vonë, raporton Daily Mail.

Shumë ishin skeptikë në lidhje me atë skenar, por tani ka dalë një provë tjetër që Daily Mail kishte të drejtë.

Në fakt, portugezi u zemërua aq shumë me të gjithë ata që kanë lidhje me qytetarët, saqë bllokoi edhe faqen e tifozëve të Manchester Cityt në Instagram.

Cancelo do të transferohet te Bayern në formë huazimi, i cili në fund të sezonit do të ketë të drejtën e blerjes për 70 milionë euro dhe tani nuk ka dyshim se dera e Cityt është mbyllur përfundimisht që ai të kthehet, edhe nëse klubi i Mynihut nuk vendos  për ta blerë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco