VIDEO/ Katër gola në 45 minuta, Sassuolo 'shkërrmoq' Milanin

VIDEO/ Katër gola në 45 minuta, Sassuolo 'shkërrmoq' Milanin

13:38, 29/01/2023

Milan është kthyer në fushë për javën e 20-të të kampionatit italian të futbollit. Kuqezinjtë synojnë të kthehen te fitorja pas një serie rezultatesh negative radhazi.

Kampionët në fuqi të Italisë po luajnë në shtëpi kundër Sassuolo-s, skuadër që mban vendin e shtatëmbëdhjetë në renditjen e Serisë A dhe që ka marrë katër humbje dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit.

Ndeshja ka nisur shumë për mirë për skuadrën e Stefano Pioli-t, i cili i ka befasuar të gjithë sot me zgjedhjen për të lënë në stol Rafael Leao-n, me arsyetimin se është pak i lodhur pasi ka luajtur shumë.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e tetë. Ka qenë Olivier Giroud që ka kaluar në avantazh Djallin me një goditje të bukur me thembër, por goli i tij është anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje.

11 minuta më mbrapa ka ardhur befasia për vendasit. Sassuolo, në fakt, ka gjetur golin e avantazhit me Defrel pas një kundërsulmi të shpejtë, me mbrojtjen e Milan-it që ka lënë shumë për të dëshiruar.

Situata është përkeqësuar për kuqezinjtë tri minuta më vonë kur, në minutën e 22-të, Frattesi ka dyfishuar avantazhin e miqve. Edhe këtë herë mbrojtja dhe Tatrusanu kanë pasur përgjegjësi.

Kundërpërgjigja e Djallit ka ardhur në minutën e 24-t. Ka qenë përsëri Olivier Giroud që ka shënuar për skuadrën e Pioli-t me një goditje me kokë. Edhe këtë herë ka ndërhyrë VAR, por goli është quajtur i vlefshëm.

Emocionet kanë vazhduar në minutën e 30-të. Kanë qenë përsëri miqtë ata që kanë goditur. Berardi ka realizuar golin e tretë të Sassuolo-s me një goditje me kokë, me Tatarusanu-n dhe mbrojtjen e vendasve që kanë gabuar përsëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco