Kupa e Amerikës 2024 do të luhet në Shtetet e Bashkuara

Kupa e Amerikës 2024 do të luhet në Shtetet e Bashkuara

18:02, 27/01/2023

Përpara Kupës së Botës 2026, do të ketë Copa America 2024. Në një deklaratë të përbashkët të publikuar këtë të premte, CONMEBOL (Konfederata e Amerikës së Jugut) dhe CONCACAF (Konfederata e Amerikës së Veriut dhe Qendrore) informuan për një marrëveshje "partneriteti strategjik për të forcuar dhe zhvilluar futbollin në të dy rajonet. Marrëveshja përfshin garat e ekipeve kombëtare për femra dhe meshkuj dhe një turne të ri klubesh.

Në këtë kuptim, të dy konfederatat njoftuan se “Copa América CONMEBOL 2024 do të luhet në Shtetet e Bashkuara në verën e vitit 2024 dhe do të përfshijë 10 ekipet e CONMEBOL dhe 6 ekipet më të mira të Concacaf si mysafirë. Ky turne tradicional do të bashkëorganizohet nga dy konfederatat . Gjithashtu, në njoftimin për shtyp bëhet e ditur se "konfederatat do të krijojnë një kompeticion të ri, me pjesëmarrjen e klubeve më të mira të Amerikës së Jugut dhe Concacaf" . Mjaft për t'i dhënë shikueshmëri kontinentit amerikan, përpara Kupës së Botës 2026, organizuar nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco